ATHINË- Rikthehet sërish në vëmendje çështja e borxhit grek. Autoritetet greke rifilluan sot me kreditorët bisedimet mbi marrëveshjen që ajo duhet të gjejë me BE-në dhe FMN-në për të vazhduar marrjen e ndihmave financiare dhe të shpresojë të dalë nga kriza.

“Negociatat mes palës greke dhe kuartetit të përfaqësuesve të kreditorëve filluan sot në mëngjes në Athinë”, njoftoi Ministria greke e Financave.

Të bllokuara prej disa javësh në një mosmarrëveshje mes eurozonës dhe FMN-së mbi trajtimin që duhet bërë ndaj vendeve me shumë borxhe, këto bisedime u zhbllokuan të hënën e kaluar në Bruksel, pas një kompromisi të cilësuar të ndershëm nga Athina.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: