Rihanna mund të krahasohet me shumë gjëra kur vjen puna tek Jennifer Lopez, por jo me të pasmet e saj. Të paktën kështu beson ylli i muzikës, e cila deklaroi se do t’i duhej një ndërhyrje për t’u matur me të pasmet e Lopez. Deklaratën këngëtarja 27 – vjeçare e bëri gjatë premierës së filmit të animuar “Home”, ku RiRi luan rolin e një adoleshenteje ndërsa Lopez, atë të nënës së saj. Duke folur për revistën Extra, Rihanna tha se shpresonte që të realizonte një duet me Lopez, megjithatë ajo pranoi se ishte e “shqetësuar” për klipin, pasi do t’i duhej punë për të patur të pasme në lartësinë e 45 – vjeçares.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb