VLORE– Dy tregtarë janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mazhar në Sevaster rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm, teksa dy persona me maska dhe të armatosur me automatik u kanë bërë pritë tregtareve dhe iu kanë marrë nën kërcënimin e armës rreth 1 milion lekë të vjetra si edhe 1000 Euro.

Personat e grabitur janë F.M., dhe D.H., banues në Berat me profesin kasap. Policia po vazhdon hetimin për kapjen e autorëve. Ngjarja vjen një ditë pasi një tjetër tregtar peshku u dhunua dhe u grabit në banesën e tij në Kavajë.

Njoftimi i policise:
Më datë 15.09.2017, rreth orës 06:30, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mazhar, në Sevaster ka ndodhur një vjedhje.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi ka rezultuar se: Dy shtetas të maskuar dhe me armë zjarri automatik, nën kërcënimin e armes u kanë vjedhur një sasi vlerash monetare rreth 1 milion lekë të vjetra si edhe 1000 Euro, shtetasve F.M., dhe D.H., banues në Berat me profesin kasap.

Policia po vazhdon hetimin për dokumentimin e plotë të ngjarjes si edhe krehjen e zonës me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: