VLORE- Rikthehen pas 15 vitesh reshjet e borës në Gadishullin e Karaburunit. Mësohet se reshjet e dëborës vijojnë edhe në Qafën e Llogarasë, ndërsa në këtë aks kalimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.

Raportohet se trashësia e borës në Llogara shkon në 50 cm.

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga i ftohti polar, ndërsa në shumë zona ka pasur dhe reshje borë, përfshi këtu dhe vendet bregdetare. I vetmi qytet në të cilin nuk ra borë ishte Vlora, ndërsa Durrësi dhe Saranda iu gëzuan këtij fenomeni, përfshi dhe Tiranën pas 32 vitesh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb