KUKES- Me rikthimin e reshjeve të dëborës, Bashkia e Kukësit mori masa të menjëhershme për të monitoruar dhe mbajtur nën kontroll situatën.

Drejtoria e Shërbimeve në bashkëpunim me kompaninë sipërmarrëse të mirëmbajtjes dimërore dolën në terren duke angazhuar mjetet e makineritë e nevojshme për pastrimin e dëborës, e cila ka arritur deri në 20 cm por pa krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon të jetë normal.

Shtabi i Emergjencave në Bashkinë e Kukësit është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e situatave që mund të krijohen në vijimësi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: