Maria Vinogradova, 12 vjeç, dhe motra e saj Anastasia Svetozarova, 15 vjeç, u gjetën të vdekura në një trotuar me dëborë poshtë banesës së tyre, shkruan Daily Mail.

Besohet se gjymsë-motrat janë hedhur nga kati i 10 pallatit dhe policia ka rikthyer vëmendjen në lojën e famshme “Balena Blu”

Maria ka shfqur shenja mërzitje dhe depresioni, kur nëna e saj e dërgoi tek një gjinekolog, pasi dyshohet se filloi një marrëdhënie me një djalë të mitur, i quajtur Dmitri.

Nëna e saj ishte e zemëruar për lidhjen që ajokishte krijuar. Gjithashtu Anastasia sipas miqve të saj ishte në depresion. Qindra fëmijë dhe adoleshentë në Rusi kanë vrarë veten për shkak të lojës më 50 nivele që të çon drejt vetëvrasjes.

Balena Blu dhe lojra të tjera online thuhet nga policia se po i shkaktojnë depresion të rinjve.

Policia po heton telefonat dhe komjuterat e vajzave për të gjetur çdo gjurmë që këtyre grupeve vetëvrasës që kanë kërkuar të shfrytëzojnë emocionet e tyre apo që i kanë udhëzuar drejt vetëvrasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: