Real Madrid mesa duket ka gjetur vazhdueshmërinë teksa kanë treguar një formë të kënaqshme duke kaluar Alaves në Bernabeu me rezultatin 4-0. Megjithëse ndeshja filloi me një ritëm të ngadaltë, Realit iu deshën disa minuta për të marrë ndeshjen nën kontroll dhe që nga ai moment ishte superior dhe nuk e diskutoi rezultatin.

Pas disa mundësive të mira të Benzema dhe Bale, ishte Cristiano Ronaldo ai që zhbllokoi gjithçka në fund të pjesës së parë pas pasimit të sulmuesit francez brenda zonës. Pas pushimit filloi spektakli i Los Blancos që menjëherë shënojnë golin e dytë falë kombinimit të Bale dhe Benzema, me këtë të fundit që dërgon topin në rrjetë, shkruan telesport.

Ndeshja vuloset pas një ore lojë nga legjenda Ronaldo, ai tregon qetësi të madhe brenda zonës duke goditur një top të fortë me të parën. Real mbajti lojën nën kontroll edhe pas golit të tretë duke menaxhuar mirë minutat mbetura. Madje në fund të takimit Real shënon edhe golin e katër nga pika e bardhë e penalltisë. Tre pikë shumë të rëndësishme për vendasit, që me këtë fitore mbeten në vend të tretë dhe i afrohen Altetico Madridit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: