PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot seancën maratone për votimin e demarkacionit që u shoqërua me tensione dhe hedhjen e gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes. Në fund Kuvendi ka miratuar me 80 vota pro marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.

Ora: 17:48
Gaz lotsjellës në sallë për të katërtën herë

Pas gati një ore ndërprerje, ka nisur sërish seanca e Kuvendit të Kosovës, ku për të katërtën herë u tentua që të hidhet në votim marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Por sërish janë shkaktuar incidente në sallë, pasi deputeti i VV-së, Valon Ramadani ka hedhur bombolën e gazit lotsjellës.
Deputetët e VV-së sërish arritën të fusin gazin lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, pavarësisht kontrollimeve të detajuara që iu bënë nga policia.

Ora 15:30

Për të tretën herë në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka gjuajtur me gaz lotsjellës në sallë. Edhe më herët, deputetët e partisë së Albin Kurtit, gjuajtën gazin lotsjellës, ndërsa disa prej tyre janë përjashtuar. Pas hedhjes së gazit lotsjellës seanca është ndërprerë sërish.

Ora 13:00
Deputetja Fitore Pacolli po kontrollohet nga sigurimi i Kuvendit, ndersa është liruar edhe një herë salla.

Kosove

Edhe më herërt deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zbrazur sallën, pasi deputetët e Vetëvendosjes kanë hodhën gaz lotsjellës me të filluar procedurat për votimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Gazin lotsjellës dyshohet se e kanë hedhur treshja e deputetëve të Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, Sami Kurteshi dhe Xhelal Sveçla.

gazi-i-ri_1521630078-9188864

29003528-10211336909394504-506341981-n_1521629879-1130993
Ora 12:10

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Imet Rrahmani ka komentuar hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, nga deputetët e VV-së. Rrahmani ka komentuar këtë veprim me një status të shkurtër: “Marre”!
capture_1521630722-629424

(m.a/m.k/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb