Rikthimi i Dani Alves në “Camp Nou” ishte emocionues. Braziliani zbriti në fushën e ekipit ku ka fituar një mori trofesh në karrierë për herë të parë si kundërshtar me bluzën e Juventusit.

33 vjeçari nuk mund t’a humbiste mundësinë për të takuar shokët e skuadrës me të cilët ka shkruar historinë e futbollit botëror. Dhe këtë e ka bërë me stilin tipik të Dani Alves.
(Watch Alves messing about with the Barcelona dug-out, even missing kick-off:)

Mbrojtësi i “zonjës së vjetër” humbi edhe disa sekonda nga fillimi i lojës për miqtë e tij të vjetër të cilët i takoj një nga një në pankinën e katalanasve. Dani ka shkaktuar edhe të qeshura me veprimet e tij prej karagjozi.
C9t-mN1WAAAXjFU
Braziliani sapo shkeli në “Camp Nou” puthi edhe fushën si për të falënderuar tokën ku ai u bë aq i dashur si për katalanasit ashtu edhe për të gjithë admiruesit e tij që nuk janë të pakët.

Si për të treguar madhështinë e tij, ai nuk zgjodhi të festojë me shokët e skuadrës për kualifikim e arritur në gjysmëfinale, por ngushëlloi patriotin e tij tek Barcelona, Neymar-in, që shpërtheu në lot pas disfatës nga “zonja e vjetër”.

Më pas zbuloi edhe fjalët që i kishte thënë bashkëkombësit të tij gjatë përqafimit.

Juventus's Dani Alves (R) hugs Barcelona's Neymar after FC Barcelona is eliminated from the Champion's league during the Champion's League, round of 8 second leg football match, between Barcelona and Juventus at the Camp Nou stadium in Barcelona. Spain, Apr. 19, 2017. Barcelona scored 0-0 (Xinhua/Lino De Vallier) (Photo by Xinhua/Sipa USA)
Juventus’s Dani Alves (R) hugs Barcelona’s Neymar after FC Barcelona is eliminated from the Champion’s league during the Champion’s League, round of 8 second leg football match, between Barcelona and Juventus at the Camp Nou stadium in Barcelona. Spain, Apr. 19, 2017. Barcelona scored 0-0 (Xinhua/Lino De Vallier) (Photo by Xinhua/Sipa USA)

“I thashë atij se ky është futboll, ishte e vetmja mënyrë”, u shpreh Alves para gazetarëve.

“Unë i kisha thënë me përpara qe nuk do të doja te përballesha me Barcelonën, si rrjedhojë e asaj eksperience te paharrueshme që kemi kaluar, por në situata të tilla duhet t’i lesh mënjanë ndienjat”.

“Secili mbrojti ngjyrat e klubit të tij dhe Neymar nuk duhet të jetë i mërzitur. Është thjesht një disfatë dhe ai duhet të shohë përpara”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb