TIRANE – “Pasditja ime”, një program i ri që nisi sezonin e kaluar në RTSH u shndërrua shpejt në një hapësirë të pëlqyer televizive. i konceptuar ndryshe nga “Pasditet” e tjera në ekran, publikut iu dha mundësia të njihej me tema të aktualitetit, showbiz-it, por edhe me tema të ndryshme sociale, mode, art e kulturë.
a04776d4f4782e6f5e3390577487c7e2
Burime pranë Televizonit Publik bëjnë me dije për Who se ky emision do të rikthehet së shpejti. Struktura mbetet e njëjtë, ndërsa moderatorët do të kenë edhe një hyrje të re. Një prezantuese e re do të drejtojë “Pasditja ime” çdo të enjte. Me largimin e blogeres Estela Ujka, autorët kanë menduar të rikthejnë në ekran një imazh të dashur e me një zë shumë të ëmbël.

Të enjten, “Pasditja ime” që i kushtohet familjes dhe mirëqenies do të drejtohet nga Julka Gramo, e cila këto kohë i është dedikuar punës në radio. Ditën e tjera do të mbeten me të njëjtët drejtues, Erjona Rusi, Erjona Shehu, Balina Bodinaku dhe e premtja VIP e Eraldo Rexhos. Këngëtarja dhe prezantuesja ka edhe dy fëmijë Ian dhe Greg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: