Nëndetësja e famshme 105 ose e njohur me kodin e luftës “Tufani” është kthyer sërish në “forcë”. Nëndetësja i është nënshtruar një remonti total, është lyer, restauruar dhe tani është gati në kalatën e saj. Por ajo nuk ka më silurë dhe torpida, e madje as nuk do të lundrojë e zhytet më, për të trembur fqinjët tanë të përtej Adriatikut.

Ajo do të jetë thjesht një objekt muzeal në bazën Ushtarake Detare të Pashalimanit, dhe do të mund të vizitohet nga turistët. Këto foto që vijnë nga Glorjan Janjaj, tregojnë se si është kthyer sërish në lavdinë e dikurshme krenaria e Flotës Detare “105”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: