Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Rikthehet” të flasë George Bush, i jep një ‘shuplakë’ të fortë Donald Trump

Screenshot_1

Ish-Presidenti amerikan George W. Bush denoncoi të enjten ndasitë politike në vend, duke thënë se “herë pas here duket sikur forcat që na largojnë nga njëri-tjetri, janë më të forta se sa ato që na mbajnë të bashkuar”.

Presidenti i 43-të i vendit, një republikan që shërbeu për dy mandate nga viti 2001 në 2009, nuk e përmendi asnjëherë me emër Presidentin Donald Trump ose kundërshtarët e tij politikë në fjalimin e Nju Jorkut.

“Kemi parë se si bashkëbisedimi ynë publik është gërryer nga egërsia e shkujdesur. Argumentat kthehen lehtësisht në armiqësi. Mosmarrëveshjet përshkallëzohen dhe kalojnë në zhveshje nga njerëzimi”, tha ish-Presidenti Bush.

“Duket se paragjykimet janë përforcuar. Politika jonë duket më e ekspozuar ndaj teorive të konspiracionit dhe madje fabrikime të plota”, tha ai.

“Identiteti ynë, ndryshe nga vendet e tjera, nuk është i përcaktuar nga gjeografia, ose përkatësia etnike, nga toka apo gjaku. Kjo do të thotë se njerëz nga të gjitha racat, besimet, grupet etnike mund të jenë plotësisht dhe krejtësisht amerikane. Do të thotë që fanatizmi dhe supremacia e bardhë të çdo forme qofshin, janë blasfemi kundër asaj që beson Amerika”, tha ish-Presidenti.

Ai shtoi: “Shumë shpesh ne i gjykojmë grupet e tjera duke u nisur nga shembujt më të këqinj, ndërsa veten nga qëllimet më të mira, duke harruar se tek njeri-tjetri duhet të shohim imazhin e Zotit. Po shohim se nacionalizmi është deformuar në nativizëm dhe harrojmë dinamizmin që emigracioni ka sjellë gjithmonë në Amerikë”.

Që kur i mbaroi mandati, Presidenti Bush nuk është shfaqur shpesh në publik, duke preferuar të mos komentojë gjatë mandateve të pasuesit të tij, ish-Presidentit Barack Obama.

Vitin e kaluar ai mbështeti kandidaturën e të vëllait, ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, në zgjedhjet paraprake për presidencën, para se zoti Trump të fitonte ndaj rivales së tij demokrate Hillary Clinton.
(BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.