TIRANE- Shqipëria nuk rrezikon rikthimin e regjimit të vizave me zonën Shengen. Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian e përjashtoi këtë opsion.

Duke folur në “Top Story” eurodeputeti gjerman tha se ka një problematikë me azilantët, por ka edhe zgjidhje të tjera që përjashtojnë vendosjen e vizave.

Agjenda politike e këtyre dy ditëve të fundit është dominuar nga vizita e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstien, i cili është takuar me krerët më të lartë të vendit.

Duket sikur shqetësimi në disa vende europiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve është një tjetër. Më koherente do të ishte pyetja a rrezikon Shqipëria që t’i rikthehet regjimi i vizave me zonën Shengen?
Jo! Në rast se ne ndjekim çdo qeveri që ka çdo ministër që sjell ndonjë ide, por jo, nuk ka asnjë diskutim për tëhequr lëvizjen e lirë.

Pra, Holanda, problemet që kemi me të dhemarrëveshja e re që nënshkruam me Francën nuk rrezikojnë rikthimine regjimit të vizave?
Mendoj se jo, sepse problemet që ekzistojnë, kjo qeveri i trajton, ka bashkëunim mes policive. Ka një problem për azilin me Francën dhe ka edhe një zgjidhje, por nuk shoh ndonjë rrezik për këtë. Asnjëherë s’i dihet çfarë ndodh në të ardhmen, por nuk besoj që ky të jetë rasti me Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb