TIRANE– Analisti Artan Hoxha ka komentuar sot fjalimin e kryeministrit Edi Rama në rubrikën e tij ‘Komunikimi Javor’ që bëri në rrjetin social ‘Facebook’. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ analisti Hoxha theksoi se Rilindja është e kriminalzuar dhe se krimi në vend ka rilindur. Nga ana tjetër ai u ndal dhe tek deklaratat e kryetarit Lulzim Basha, ku ky i fundit i bëri thirrje qytetarëve që të sulmojnë dhe t’i thyejnë xhamat çdo zyrtari që abuzon me ta.

Po ashtu Artan Hoxha tha se qeveria ‘Rama’ e ka kthyer sistemin e drejtësisë të njëanshëm.

“Pse janë deklarata të çuditshme thirrjet e Bashës? Përderisa nuk ju çudisin fjalimet e kryeministrit! Pse Migjeni nuk ju çudiste me vargjet: Oh si nuk kam një grusht të fortë…A do të kishit frikë nga një drejtësi e njëanshme? Çdo njeri me mend në kokë do ta kishte frikë. Kjo është me e dëmshme. Këtë e kemi parë. Drejtësia nuk ka qenë e kontrolluar në mënyrë të njëanshme, por në të shumëanshme. Ndërsa me mënyrën se si po tentohet apo se si po bëhej paketa kushtetuese, e ka quajtur reforma ‘oktapod’. Unë kam parë një projekt të dërrmuar nga Komisioni i Venecias. Autorët e atij projekti duhet ta ndjejnë veten të turpëruar dhe jo të krenuar. “Derr në thes” i bie. Imagjino sikur të miratohej pa u lexuar, siç tha ambasadori amerikan, tentativa për tu kontrolluar brenda atij sistemi. Po çfarë po ndodh brenda kësaj qeverie? Ka një alarm nga ministri i ri i Drejtësisë? Në një kohë kur ministri i Drejtësisë së këtij vendi thotë se është bërë një vendim antikushtetues. Vasili shpjegon procedurën e gabuar të lidhjes së marrëveshjes. Pararendësi i tij, Manjani tregoi se në dhjetor ishte marrë një vendim në mungesë për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë së Kavajës. Kur shkarkimi i tij nuk bëhet për shkak se ai shkeli një ligj, siç u shkarkua ai i Dibrës. I Kavajës nuk bëri shkelje ligji, por humbet mandatin për shkak të ligjit. Ndaj, çuditë nuk janë tek çadra, dhe as tek Këshilli i Ministrave. Ata tek çadra dhe unë baskë me ta, mendojmë se kemi një situatë të krimin të organizuar. Kjo situata duhet të përballet me ligjin e numrave të mëdhenj. Masivitet i protestës dhe vendosmëri e qartë; pa opozitë nuk ka zgjedhje, pa liri nuk ka zgjedhje, tha Hoxha.

Teksa u ndal tek fakti se çdo të bojkotojë PD zgjedhjet, analisti Hoxha tha se: “A mund të imagjinojmë dot që mund të ketë zgjedhje në 18 qershor nëse nuk janë të lira? Zgjedhje janë ato që janë të lira dhe të ndershme. Çdo gjë tjetër nuk janë zgjedhje më. Kur themi se opozita do hy në zgjedhje, ato do të jenë të lira dhe të ndershme. Nuk po themi që të jenë të përkryera, por institucionale.”.

“Ata që kanë krijuar bindjen se në 18 qershor nuk do ketë zgjedhje janë në çadër, ata që nuk e shohin sot, do e shohin nesër, nëse jo nesër, pasnesër. Po ka edhe nga ata që edhe e shohin edhe u pëlqen”.

(ed.me/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb