Me deklaratat e fundit që kishte lëshuar përtej Adriatikut dukej se rinovimi pas kualifikueseve të Botërit nuk do ishte i mundur me De Biazin, por sot italiani për “La Gazzetta Dello Sport” ka treguar kushtet me të cilat do të ishte gati të zgjaste qëndrimin e tij në Shqipëri.
de-biazi-duka-470x353
“Para pesë vitesh nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që do të qëndroja kaq gjatë në këtë pankinë, edhe atyre në fakt i isha përgjigjur “jo faleminderit” në fillim. Por pastaj, në një hotel në Milano, ishin aq bindës, sa në fund të mbledhjes më telefonoi klubi i Leçes dhe unë i thashë jo, pasi kisha shtrënguar duart me ta.

Unë kam gjithmonë nevojë për sfida të freskëta, ajo që më propozoi Shqipëria në vitin 2011 ishte shumë e freskët. E tillë është edhe të ëndërrosh një Botëror, ndonëse arsyeja thotë ndryshe.

Por pas tre dyvjeçarësh, nuk di nëse mund të shpikim ndonjë gjë tjetër, me përjashtim që të më kërkojnë të riprojektoj një kualifikim europian. Por do të kisha një dyshim: a do të kisha materialin njerëzor për të bërë realitet një tjetër ëndërr si kjo?”, ishin fjalët e De Biazit duke lënë të kuptohet se ka filluar të ketë dyshime te grupi i lojtarëve që ka në Kombëtare dhe nëse janë në gjendje që të përsëritin rrugëtimin e Francë 2016.
2345692_w2-470x264
Por situata me Shqipërinë nuk është e qetë dhe De Biazi është i sinqertë kur pranon se në momentin aktual, gjërat nuk po ecin siç duhet ndaj një largim nuk është për t’u përjashtuar. “A do të bënte bujë sa Ranieri nëse Shqipëria më shkarkon? Jemi aty-aty… Por nuk besoj se do të arrijmë në atë pikë, është më e lehtë një marrëveshje e lumtur me Federatën”, tha trajneri.

Ai konfirmoi se dinte emrin e personit që e kishte penguar të bëhej trajneri i Italisë. “Tavekio më tregoi se Ishte një i vetëm që vendosi veton. Do ta them edhe emrin e tij njëherë, por më parë do i flas personalisht”, tha De Biazi në këtë intervistë të gjatë ku tregoi edhe pjesëza nga jeta e tij si faktin që në fëmijëri kishte qenë tifoz i zjarrtë i Juventusit, apo se kishte qenë për disa vite edhe te psikologu.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: