Mesfushori spanjoll, Isco sot zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin, e cila do ta mbaj të lidhur me klubin deri në vitin 2022

Isco është paraqitur sot para mediave në ambientet e klubit të Real Madrid duke folur në lidhje me kontratën e rinovuar për 5 vitet e ardhshme me “galaktikët”. Spanjolli ka deklaruar se nuk është i kënaqur me minutat që ka patur deri më tani në dispozicion, por që kurrë nuk e ka menduar largimin nga Reali.

I pyetur për një interesim të Barcelonës në kohën kur luante me Malaga-n 25-vjeçari është përgjigjur: “Ka pasur kontakte dhe oferta, por kurrë nuk i kam dëgjuar ato. Qëllimi im ishte që të kisha sukses në skuadër kur isha në Malaga. Unë dua që të vazhdoj të konsolidohem si lojtar këtu “.

Nëse vazhdon interesimi i Barcelonës vazhdon ende dhe a ka mundësi transferimi në “Camp Nou”. “Kurrë mos thuaj jo. Ashtu siç thashë që në fillim, ideja ime ishte të arrij suksese me Real Madrid. Është e vërtetë që kam pasur kohë të këqija, por më shumë kam pasur kohë të mira. Kam arritur të fitoj 3 Liga Kampionesh dhe jam ende i uritur që të vazhdojë të fitoj.”-u shpreh ai për mediat spanjolle.

Kujtojmë se në kontratën e re te Isco-s prishja e njëanshme e marrëveshjes ose klauzola e largimit vlen 700 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb