Kohët e fundit një vëmendje të madhe po i kushtohet personave që zgjedhin të jenë lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT). Bota është shumë e ndarë për sa i përket komunitetit LGBT. Në disa raste e shohim përpjekje që kjo gjë të përçohet si vlerë, ndërsa në raste të tjera si degjenerim të shoqërisë.

Ndërkaq, edhe në Lojërat Olimpike Rio 2016 në Brazil “nuk kishte si të shmangej” debati për çështjen LGBT që ka përfshirë të gjithë botën. Ajo që mediat botërore kanë vënë në pah është fakti se shumë atletë olimpikë në këto lojëra janë shprehur hapur për orientimin e tyre seksual. Skuadra olimpike me numrin më të madhe të të deklaruarve se kanë prirje në përputhje me atë që përfaqëson komuniteti LGBT është ekipi i Britanisë së Madhe me 8 atletë. Gjithashtu një tjetër fakt interesant për ekipin e Britanisë së Madge në prizmin e LGBT-së është se skuadra e hokejit në fushë ka dy lojtare që janë të martuara bashkë: Kate dhe Helen Richardson-Walsh.

Përpos fitoreve të medaljeve, në këto Lojëra Olimpike ka pasur edhe “fitore” zemrash. Kështu, “CNN” raporton se lojtarja e skuadrës braziliane të ragbisë Isadora Cerullo, edhe pse nuk arriti të merrte një medalje, ajo fitoi një partnere jete pasi e dashura e saj Marjorie Enya, e cila punonte si vullnetare në mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike, i propozoi përpra lojtarëve të skuadrës, vullnetarëve dhe mediave. Cerrullo i tha po, duke bërë që këto lëjëra Olimpike të kishin edhe propozimin e parë për martesë.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut numri i atletëve të deklaruar homoseksualë, lesbike dhe bisekualë është rritur duke shkuar në rreth 50 atletë gjatë këtyre Lojërave Olimpike Rio 2016, krahasuar me ato të Londrës 2012, ku numri i tyre ishte 23 atletë.

Gjithashtu sipas CNN ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Rio 2016, ishte hera parë një modele transgjinore mori pjesë aktive. Modelja transgjinore Lea T hyri në stadiumin “Maracana” duke i dhënë një biçiklete që mbante emrin e Brazilit, duke i paraprirë parakalimit të skuadrës olimpike të vendit pritës.

Pavarësisht vëmendjes që po marrin të gjithë këta atletë olimpikë të deklaruar si homoseksualë, lesbike dhe biseksualë, ata ose ato të gjithë duan që të shihen thjesht si të gjithë atletët e tjerë; pra të gjykohen nga performanca e tyre dhe jo nga prirjet seksuale.

Emrat e sportistëve të deklaruar publikisht homoseksualë, lesbike apo biseksualë

Isador Cerullo – Brazil, regbi

Jen Kish – Kanada, Regbi

Tessie Savelkouls – Vendet e Ulta, Xhudo

Elena Delle Donne – SHBA, Basketboll

Rafaela Silva – Brazil, Xhudo

Nicola Adams – Britani e Madhe, Boks

Seimone Augustus – SHBA, Basketboll

Tom Bosworth – Britani e Madhe, Ecje sportive/ Atletikë

Dutee Chand – Indi, Atletikë

Tom Daley – Britani e Madhe, Zhytje

Carlien Dirkse van den Heuvel – Vendet e Ulta, Hokej në fushë

Lisa Dahlkvist – Suedi, Futboll

Katie Duncan – Zelanda e Re, Futboll

Nilla Fischer – Suedi, Futboll

Amini Fonua – Tonga, Not

Larissa Franca – Brazil, Vollejboll në rërë

Edward Gal – Vendet e Ulta, Hipizëm

Kelly Griffin – SHBA, Regbi

Brittney Griner – SHBA, Basketboll

Carl Hester – Britani e Madhe, Hipizëm

Michelle Heyman – Australia, Futboll

Melanie Henique – Francë, Not

Stephanie Labbe – Kanada, Futboll

Alexandra Lacrabere – Francë, Hendboll

Hedvig Lindhall – Suedi, Futboll

Ari-Pekka Liukkonen – Finland, Not

Robbie Manson – Zelanda e Re, Garë me rrema

Hans Peter Minderhoud – Vendet e Ulta, Hipizëm

Ian Matos – Brazil, Zhytje

Angel McCoughtry – SHBA, Basketboll

Nadine Muller – Gjemani, Hedhje disku

Marie-Eve Nault – Kanada, Futboll

Ashley Nee – SHBA, Kajak

Maartje Paumen – Vendet e Ulta, Hokej në fushë

Mayssa Pessoa – Brazil, Hendboll

Jilion Potter – SHBA, Regbi

Megan Rapinoe – SHBA, Futboll

Helen Richardson-Walsh – Britani e Madhe, Hokej në fushë

Kate Richardson-Walsh – Britani e Madhe, Hokej në fushë
Caroline Seger – Suedi, Futboll

Caster Semenya – Afrika e Jugut, Atletikë

Martina Strutz – Gjermani, Kërcim për së larti

Susannah Townsend – Britani e Madhe, Hokej në fushë

Sunette Stella Viljoen – Afrika e Jugut, Hedhje shtize

Marieke van nder Wal – Vendet e Ulta, Hendboll

Julia Vasconcelos – Brazil, Taekuondo

Jeffrey Wammes – Vendet e Ulta, Gjimnastikë

Spencer Wilton – Britani e Madhe, Hipizëm


Emrat e sportistëve marrë nga advocate.com Përgatiti per BalkanWeb: Ilir Sinanaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: