Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kritikuar qeverinë shqiptare se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë. Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, Orban e quajti të papranueshme çdo ndërhyrje të brendshme në politikën e ditës në Maqedoni.

“Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë. Ndërhyrjet e Tiranës janë të papranueshme”, deklaroi Orban. GSH.al shkruan se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e falenderoi kryeministrin hungarez për kërkesën që ky vend ka ngritur në Bruksel, që Bashkimi Europian të dënojë Shqipërisë se po fut hundët në politikën e vendit fqinj.

Në fakt, pak ditë më parë ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto (i cili ka qenë pak kohë më parë edhe në vizitë zyrtare në Tiranë) deklaroi se Hungaria do të kërkojë nga vendet e tjera të BE-së që të dënojnë “platformën shqiptare” për krijimin e një qeverie të re në Maqedoni.

Kreu i diplomacisë hungareze e mbajti këtë qëndrim gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel. Sipas mediave maqedonase, ministrat e Jashtëm austriak dhe grek, Sebastian Kurz dhe Nikos Kotzias janë të gatshëm ta dënojnë publikisht atë që nga Shkupi zyrtar po quhet “Platforma e Tiranës”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gsh.al në linkun: http://www.gsh.al/2017/03/21/rishfaqet-viktor-orban-miku-i-berishes-kryeministri-i-hungarise-akuzon-ramen/ 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: