Telefonat Android përdorin procesorë të krijuar nga kompani të ndryshme teknologjike, si Qualcomm, MediaTek, Rockchip, Huawei Kirin dhe Exynos i Samsung-ut. Edhe Google ka vendosur të krijojë procesorin e vet për telefonat inteligjentë.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta ‘The Information’, e cila raporton se Google ka kontaktuar disa kompani teknologjike për një bashkëpunim të mundshëm për krijimin e procesorëve. Ata i kanë treguar disa dizajnë për të cilët janë të interesuar, por deri tani nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare.

Meqë nuk kemi akoma ndonjë konfirmim zyrtar nga Google, nuk mund të themi me siguri nëse do të kemi procesorë të krijuar nga vetë gjiganti i kërkimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: