Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Risi në “Bundesligë”, këtë javë arbitron një gjyqtare femër

bibiana-steinhaus

Gjyqtarja Bibiana Steinhaus po promovohet për sezonin tjetër ndërsa këtë javë do të bëhet e para femër që vendos drejtësi në një ndeshje të “Bundesligës”, raporton “Daily Mail”.

Në një intervistë të publikuar nga Fedrata Gjermane e Futbollit, Steinhaus tha se për këtë ngjarje ndjenjat i ka të përziera. “Mund të them se jam e frikësuar, e gëzuar, e lehtësuar e kurioze.”

38-vjeçarja më parë ka gjykuar në ndeshje të mëdha në futbollin e femrave si “finalen e Botërorit për Femra në 2011”, “finalen në Lojrat Olimpike Londër 2012” dhe do drejtojë në finalen për femra të “Champions League” më 1 qershor në Kardif, Uells.
Sweden+v+Norway+UEFA+Women+Euro+2009+Quarter+116kEjHg5K3x
Ajo gjithashtu ka gjykuar në “Bundesligën 2” për gati një dekadë.

Steinhaus u shpreh se “qëllimi im është që gjyqtaret femra të jenë pjesë normale e futbollit profesionist dhe të tregojë se ata i përkasin kësaj loje.”

(e.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.