INDI – Është përfolur për një kohë të gjatë tashmë se Apple është e interesuar të prodhoj telefonat e tyre iPhone në Indi. Kompania ka rregulluar detajet e kësaj marrëveshje me qeverinë e vendit gjatë muajve të fundit.

Si duket, të dyja palët kanë gjetur mirëkuptim që do t’i mundësojë Apple të fillojë prodhimin e iPhone-ve në Indi.Prodhimi do të fillojë brenda dy muajve të ardhshëm, në fabrikën Wistron, në Bangalore.

Sipas Wall Street Journal, telefonat e parë që do të prodhohen në Indi do të jenë iPhone 6 dhe iPhone 6S. “Gati të gjitha pregatitjet janë bërë për lançimin e fazës së parë të projektit të Apple në Bangalore,” ka deklaruar një zyrtar i qeverisë indiane.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb