WhatsApp dërgoi ditën e djeshme një përditësim mjaft të rëndësishëm në aplikacionin Android dhe iOS.

Mëse 1 miliard përdorues tashmë mund të ndajnë me familjen, miqtë dhe kolegët e tyre çfarëdo lloj skedari.

Gjigandi i komunikimit në pronësi të Facebook më përpara lejonte vetëm shpërndarjen e PDF dhe skedarëve me tekst si formatet .doc, .txt, .csv dhe .xls.

Megjithatë muajin e kaluar në versionet beta përdoruesit vunë re se mund të dërgonin skedarë të formateve të tjera në Android, iOS dhe Ueb.
screenshot_20170714-102602
Si funksionon?
Për të aksesuar funksionalitetin e ri, klikoni opsionin “Document” në ikonën e dërgimit të përmbajtjeve e përfaqësuar nga një një kapëse letrash.

Në momentin që hapet dritarja e ngarkimit të skedarëve, përveç formateve .txt dhe .pdf do të vëreni edhe formate të tjera si .apk.
screenshot_20170714-102301-768x484
Por kjo risi sjell me vehte edhe një marifet. Nëse përpara një foto e dërguar në WhatsApp duke klikuar ikonën Gallery apo Camera kompresohej – zvogëlohej madhësia – me opsionin “Document” do të dërgonin foton origjinale në madhësinë origjinale.

Por a mund të përdoret WhatsApp për të dërguar video 4K? Mbase jo. Limiti i skedarëve në ueb është 64MB, në Android 100MB dhe në iOS 120MB.

Rivalët e Telegram lejojnë dërgimin deri në 1.5GB skedarë./PCW.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: