Spektatorët e ndeshjeve të Kampionatit Botëror do të shohin përsëritjet e rasteve që rishikohen nga teknologjia VAR, përmes ekraneve të mëdha në stadium, ka njoftuar FIFA.

FIFA, duke iu përgjigjur kritikave se tifozët në stadiume janë në errësirë për përdorimin e teknologjisë VAR, duke ka thënë se edhe këta shikues do të informohen kur një vendim do të rishikohet.

Sistemi tashmë është në përdorim në Serie A dhe Bundesligë, ndërsa UEFA ka bërë të ditur se nuk planifikon që së shpejti ta përdorë në garat evropiane.

Bordi që mori këtë vendim ka deklaruar se shikuesit do ta shohin përsëritjen njësoj siç e sheh gjyqtari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: