Në Rusi gjatë Botërorit do të kemi një risi të re. FIFA së bashku me Shoqatën e Bordit të Futbollit (IFAB) kanë vendosur për të lejuar komunikimin e trajnerit me ndihmësin ose asistentin e tij që ndodhet në tribunë. Ndihmat teknike do të jenë në formën e kufjeve ose telefonave që do të lejohen vetëm për këtë gjë.

Tani në stërvitje shumë ndihmëstrajnerë e shohin ndeshjen nga tribuna për të krijuar një ide se si do të operojnë gjatë ndeshjeve të Botërorit. Ky rregull u vendosë për t’u ardhur në ndihmë trajnerëve gjatë ndeshjes që të rregullojnë lojën në aspektin taktik dhe do të hyjë në fuqi që nga ndeshjet e para në grupe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb