TIRANE- Partia Demokratike nis fushatën dhe tregon mënyrën se si do t’i zgjedhë deputetët e saj në Kuvendin e ardhshëm. Risia e re e të djathtëve është përzgjedhja e atyre kandidatëve që qytetarët duan, prandaj i ftojnë të votojnë në faqen e tyre.

“Partia Demokratike zhvillon një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kadidaturave për deputetë. Të gjithë anëtarët, mbështetësit por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë”.

PD-ja nënvizon se pasi të kalojnë provën e vettingut, verifikimii dhe kontrolli i figurës “do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin”

Më poshtë ju mund të propozoni emrin e dikujt që dëshironi t’ju përfaqësojë në emër të Partisë Demokratike dhe të jepni arsyet tuaja për këtë zgjedhje.
PD
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: