Një nga problemet kryesore për përdoruesit e telefonave është padyshim bateria, e cila në të shumtën e rasteve nuk mban shumë dhe celulari mund te fiket pikërisht atëherë kur mund të na duhet. Shumë prej nesh mbajnë karikuesin me vete, por së shpejti nuk do të jetë nevoja, pasi telefonin mund ta rimbushim edhe përmes Wi-Fi.

Kompania Apple aktualisht po kërkon mundësinë e mbushjes pa tela të telefonave mobilë dhe pajisjeve tjera përmes Wi-Fi, rrjeti mobil dhe madje përmes sinjalit nga rrjetet e satelitit, shkruan “Daily Mail”.

Teknologjia nënkupton përdorimin e valëve elektromagnetike me frekuenca të larta, të cilat deri te pajisjet arrijnë përmes antenave. Energjia e nevojshme për mbushje prodhohet nga stacioni bazë, i cili “vendos” kontakt me pajisjet.

“Ideja e mbushjes pa tela është njëri nga prioritetet tona dhe nuk është risi. Kërkimet e para premtojnë, por është e nevojshme të bëhen edhe kërkime shtesë” thonë përfaqësues të Apple.

Por, ende nuk dihet se kur do të fillojë implementimi i kësaj teknologjie dhe do të ishte revolucion i vërtetë nëse ajo do të paraqitej te gjenerata e re e Apple që do të prezantohet në shtator.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: