NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

320 gr oriz
3 presh (vetëm pjesa e bardhë)
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
100 ml verë e bardhë
900 ml lëng perimesh
70 gr pançetë
4 lgj djath parmixhano
Kripë, piper i zi

Përgatitja

Vendosim tenxheren me ½ lugë gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim preshin të prerë në unaza të holla (vetëm pjesën e bardhë të tij). Sapo preshi të fillojë të zbutet shtojmë orizin dhe e kaurdisim së bashku derisa orizi të përthithë komplet yndyrën. E shuajmë më pas me verë të bardhë dhe sapo alkooli të avullojë shtojmë lëngun e perimeve duke e shtuar në tenxhere gradualisht pak nga pak sa herë që shohim që lëngu në tenxhere fillon të shterojë.
Ndërkohë në një tigan pa yndyrë skuqim pançetën duke e bërë krokante. Në fund pasi të kemi mbaruar komplet lëngun e perimeve shtojmë tek orizi pak gjalpë dhe e shërbejmë të ngrohtë spërkatur me pançetë dhe parmixhano të grirë hollë.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: