TIRANE – Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani‏ reagoi pas intervistës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në emisionin “Top Story”.

Sipas Ristanit, Tahiri gënjeu për pajisjen e përgjimit, njëlloj si për Habilajt, Balilin dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

“Pikërisht ky që gënjeu për Shullazin e prapë nuk mbajti përgjegjësi, gënjeu për Habilajt, gënjen për Balilin e nuk mban përgjegjësi, gënjeu publikisht për BKH e nuk u skuq fare. Pikërisht ky shërbëtor e ushtar i bandave, nga e njëjta karrige e të njëjtës studio, tregoi se ka gënjyer edhe për pajisjen e përgjimit. Mes gafave, gënjeshtrave dhe belbëzimeve Sajmir Tahiri pranoi se pajisja përgjuese nuk është regjistruar askund, pra është e paligjshme. 3 herë u pyet sonte në “Top Story”, a është e regjistruar, dhe të 3 herët i ra vrimës së vetme të fyellit që ai di, sulmoi opozitën. Eshtë e qartë se pajisja nuk është regjistruar. Vetëm për këtë shkelje të ligjit, pa pritur hetimin e plotë për regjistrimet e telefonatave e komunikimeve, Tahiri duhet të arrestohej që sonte”- deklaroi Ristani.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: