Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur për vështirësitë kur Calvin Harris papritur i dha fund lidhjes njëvjeçare me të.

Pas ndarjes ajo shijoi momente të bukura me Richard Hilfigerin, por në një intervistë për revistën “Wonderland”, Rita ka thënë se ishte e shkatërruar plotësisht nga ndarja me DJ skocez.

“Në atë kohë doja të zvarritesha në krevat dhe të vdisja. Por nga vetja nxora më të mirën, po mbijetoj”, ka thënë Rita.

Rita, e cila u nda nga krijuesi i hitit “I Need Your Love”, u nda në qershor të vitit 2014, ka punuar me ish të dashurin e saj për albumin e ri që do të publikohet në fund të këtij viti, shkruan “Koha.net”.

“Pash dritë në fund të tunelit dhe doja të ndryshoja ritmin e gjithë albumit”, ka shtuar ajo.

“Albumi kishte të bënte për dashurinë sepse edhe ashtu ishte, por pastaj nuk ndihesha ashtu”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb