Të dyja janë shumë të famshme në botë si këngëtare dhe Dua Lipa me Rita Orën mbrëmjen e djeshme kanë shkëlqyer në tapetin e kuq të Brit Awards 2018 me veshjet e tyre që ngjanin shumë me njëra–tjetrën.

Dua kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të çelur, ndërsa Rita Ora me një të bardhë me pupla.

Nuk dihet nëse fustanet janë realizuar nga i njëjti stilist por duket se dy këngëtaret kosovare sonte i ka bashkuar stili dhe fustanet e tyre, ku janë dukur të mrekullueshme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb