Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka investuar rreth 20 mijë paund për sistemin e sigurisë së shtëpisë së saj në Londër.

Duket se këngëtarja ka frikë nga hajdutët, pasi para dy vitesh shtëpia e saj me vlerë 1.3 milion euro u grabit nga disa hajdutë, ku njëri prej tyre i identifkaur si Charaf Elmoudden u arrestua.

26-vjeçarja ka instaluar kamera të sigurisë CCTV, një alarm, një derë elektrike dhe sensorë të lëvizjes, si edhe një buton paniku në dhomën e gjumit.

“Rita Ora vazhdon të jetë e tmerruar nga ajo ngjarje dhe ka makthe gjatë natës. Edhe pse autori i krimit ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndihmuar që ajo të qetësohet”, ka thënë një burim për Daily Mail.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: