Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore është bërë pjesë e festës së madhe të Kosovës për 10-vjetorin e Pavarësisë, për të cilin do dhurojë një koncert në Prishtinë.

Ajo mbajti një konferencë me gazetarë, ku njëri prej tyre i bëri propozim për martesë.

https://www.youtube.com/watch?v=hwJ_3KUA5DU

Ishte Fisnik Zymi nga RTD, i cili mori përgjigjen plot humor nga Rita:

“Nuk e di, po mendoj vetëm pak, ndoshta mund ta kemi një takim përpara. Po bëj shaka”.

Ndërkohë koncerti i Rita Orës pritet të fillojë në orën 20:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku në orën 21:00 pritet të performojë reperi Ledri Vula, dhe më pas të ringjitet në skenë Rita për të performuar disa nga super hitet e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: