Rita Ora së bashku me disa nga artistët më të famshëm britanik do të regjistrojnë këngë për viktimat e zjarrit në Londër.

Rita është parë mbrëmjen e së shtunës duke shkuar në studio për të regjistruar një këngë për të prekurit nga zjarri në Grenfell Tower në Londër, një ide e Simon Cowell për të mbledhur fonde për të prekurit e tragjedisë.

Rita është ftuar nga Simon Cowell i cili ka menduar krijimin e një kënge për viktimat, duke ftuar edhe Leona Lewis, Craig David dhe Paloma Faith.

Kjo do të jetë edhe një pjesë ku Rita do të ndihmojë në fondin për viktimat.

30 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan kur një zjarr i madh dogji ndërtesën 24 katëshe në Londër.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: