Rita Ora tashmë është nisur drejt Kosovës dhe rreth orës 12:00 pritet të mbërrijë në Prishtinë.
Këngetarja e famshme me origjinë shqiptare është shprehur shumë e gëzuar që po vjen në vendin e lindjes, aty ku sot pritet të performojë, në nder të festës.

Në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do të mbajë një konferencë për mediat vendase dhe ndërkombëtare, që këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

Rita Ora ka pranuar vetë të vijë të këndojë në Prishtinë, duke i bërë kështu një dhuratë Kosovës në jubileun e madh, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: