Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka publikuar këngën e re “Proud”.

Ka qenë vetë këngëtarja që në Instagram ka publikuar një pjesë të këngës së saj.

“Më në fund u publikua. Jam shumë krenare t’ju prezantoj me këngën time të re Proud”, shkruan Rita në rrjetin social bashkangjitur videon.

Ashtu si këngët e mëparshme edhe kënga e re e Ritës pritet të renditet në krye të top listave jo vetëm atyre në Britaninë e Madhe por në të gjithë botën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb