Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ishte e ftuara speciale me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ka mbajtur një koncert në sheshin e Prishtinës para mijëra qytetarëve. Këngëtarja u vesh kuq e zi dhe nuk nguroi të kërcejë edhe vallet shqiptare.

Rita ka publikuar disa foto në Instagram ku tregon se për veshjen e saj është kujdesur miku i saj, Kyle De’Volle. Në këtë foto ka komentuar edhe DJ me famë botërore, Diplo. Ai shprehet se e ka pëlqyer dhe se do edhe ai një të tillë.

“Mund të bësh edhe një për mua?” shkruan Diplo.
auto_86e7c3e5-d7cb-44f3-ad88-ffb83f40fdf31518970479
y6hn

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: