Procesi i rivlerësimit të pronave po vazhdon me rritje të aplikimeve dhe ecuria do të vazhdojë të jetë e tillë deri në fund të muajit maj kur përfundon edhe afati.

Eskpertët e pasurive të paluajtshme thonë se koha në dispozicion duhet të shfrytëzohet për të përfunduar në kohë procesin, si dhe për të përfituar nga një taksim i ulët (2%) që është aktualisht nga 15%.

Por, për të nisur këtë proces ju duhen disa dokumente bazë që janë tejet të rëndësishme. ADISA, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara bën të ditur se cilat janë shtatë dokumentet që duhet patjetër të keni me vete:

1. Kopje e dokumentit të identifikimit
2. Prokurë në rast se aplikimi kryhet nga personi i autorizuar
3. Kopje e dokumentit të pronësisë
4. Mandat-pagesë e tarifës së shërbimit dhe e tatimit
5. Akt vlerësimi i pasurisë së paluajtshme
6. Fotokopje e licencës së vlerësuesit të pasurisë ( në rast se rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme bëhet nga një ekspert i licencuar.
7. Akti origjinal; i vlerësimit të pasurisë nënshkruar dhe vulosur nga eksperti ( në rast se rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme bëhet nga një ekspert i licencuar).

Duhet të mbani në konsideratë faktin se shërbimi kushton 850 lekë plus tatimi nga vlerësimi i pasurisë së individëve që është 2% e diferencës së çmimit të dhënë më parë nga ju dhe atij aktual që është në treg./monitor.al
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb