Ish-fantazisti brazilian, Ronaldinho në një intervistë për kanalin katalanas TV3, ka folur për të shkuarën e tij mbresëlënëse tek Barcelona.

Fituesi i një Topi të Artë, thotë se nuk do ta harrojë kurrë periudhën që ka kaluar tek blaugranët.

Në intervistë ai madje tregon dhe arsyet se pse u largua nga Barcelona.  “Isha unë ai që e mori vendimin për t’u larguar nga ekipi. Asnjë nuk më largoi. Madje kur erdhi Guardiola, u tregua shumë i mirë me mua, dhe madje m’u lut që të qëndroja. Por unë doja një ambjent ndryshe, doja diçka tjetër, një sfidë të re dhe prandaj vendosa të largohesha,” rrëfeu Ronaldinho.

Braziliani kujton si ndeshjen më të bukur momentin kur shënoi tre gola ndaj Real Madrid në një El Classico, ku mori edhe duartrokitjet e ekipit kundërshtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: