Duke parë në stol sfidën pasi doli nga fusha, të gjithë kamerat ishin fokusuar drejt tij. Bëhet fjalë për yllin portugez Ronaldo, i cili nga minuta e 24 deri në fund të finales e ndoqi atë nga stoli.

Emocionet dhe dëshira për të fituar evropianin janë pakontrollueshme.

Në një moment dëshpërimi Ronaldo ka kopjuar trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi i cili goditi ndihmësin e tij Tramezzani pas golit të Francës.

Të njëjtin veprim ka bërë edhe Ronaldo, i cili ka goditur me grusht në këmbë shokun e tij të skuadrës, duke menduar se po godiste veten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb