Cristiano Ronaldo zyrtarizoi dje kalimin te Juventus për shifrën e 105 mln eurove, duke bërë një sensacion të jashtëzakonshëm.

Opinioni është i ndarë nëse paratë e paguara për të janë pak ose shumë, por orët e para të Ronaldos si futbollist i ‘zonjës së vjetër’ i kanë sjellë fitime të konsiderueshme Juventusit.

“TuttoJuve” raporton se faqja e internetin ku shiten bluzat e Ronaldos është bllokuar, ndërsa në dyqanin në Milano, qytet ku janë dy ekipe rivale si Interi dhe Milan, po shitet 1 fanellë e portugezit në minutë.

Nëse vijohet me këto ritme, kur bëhet e ditur se një fanellë e Ronaldos kushton nga 70 euro deri në 140 euro, paratë për blerjen e portugezit mendohet të rikthehen në arkën e Juventusit shumë shpejt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: