Cristiano Ronaldo rrezikon të ndërpresë karrierën në mes pasi ai nuk i ka mirë punët me drejtësinë në Spanjë. Të paktën kështu pretendon Sekretari i Përgjithshën i Autoritetit të Taksave në shtetin iberik.

Jose Maria Mollinedo për mikrofonat e “RAC1” theksoi akuzat që ngrihen për evasion fiskal ndaj portugezit. Ai thotë se Ronaldo rrezikon realisht të përfundojë pas hekurave.

“Informacionet në lidhje me Cristiano Ronaldon tregojnë se ai mund të ketë fshehur më shumë se 150 milionë paund të ardhura të taksueshme. Ne do të hetojmë këtë krim të rëndë fiskal, gjë që do të sillte si rezultat dënimin me burg për secilin vit mosdeklarimi. Nëse inspektimi i hapur bëhet fjalë për 3 vite, atëherë ai rrezikon të paktën 6 vite burg”, shtoi ai.

Sipas “El Mundo”, portugezi kishte larguar të paktën 126 milionë paund të ardhura nëpër parajsa fiskale, siç janë ishujt britanikë Virgin, që prej vitit 2009.

“Gestifute”, agjencia e yllit të Realit të Madridit ka mohuar kategorisht pretendimet e ngritura, ndërkohë që publikoi edhe dokumentet që provojnë pafajësinë e Ronaldos, siç beson ajo.

Megjithatë ka edhe një rrugë të mesme. Nëse Ronaldo dhe kompania e tij pranojnë të paguajnë të gjithë sasinë e fshehur të taksave brenda dy muajsh nga hapia e hetimit, atëherë periudha e ndëshkimit mund të reduktohet.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb