Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ronela tregon dhimbjen e madhe: Ja çfarë kam përjetuar gjatë xhirimeve të një videoklipi

Untitled-2

TIRANE – Realizimi i një videoklipi për këngëtarët nuk ëshë gjithmonë aq shumë e thjeshtë. Për të arritur rezultatin e dëshiruar që publiku ta presë sa më mirë, shpeshherë artistëve u duhet të bëjnë edhe disa sakrifica.

E njëjta gjë ka ndodhur me xhirimet fundit të klipit të Ronela Hajatit, që pritet të dalë shumë shpejt. Në këngën e saj më të re, Ronela ka treguar se kanë punuar 60 persona për ta sjellë në formën e duhur. Por realizimi i klipit nuk ka qenë aspak i lehtë për këngëtaren.
Untitled-1
Përveçse i është dashur që të xhirojë me orare shumë të zgjatura, i është dashur të mbajë veshur edhe diçka jo shumë komode. Në një sekuencë të videoklipit Ronela mban në kokë dy brirë.

Këta brirë e kanë munduar aq shumë Ronelën sa i ka cilësuar si dhimbja më e madhe që ka përjetuar në jetë. “Nëse kam ndjerë ndonjëherë dhimbje në jetën time, janë këta brirë…kështu ju lutem mos më flisni më për ta…koka ime ende dhemb”. Si thoni? Ta nxjerr videon të dielën – ka shkruar Ronela.


(BalkanWeb)