Për herë të parë në këtë sezon, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi u aktivizua si titullar me klubin e tij Akhmat Grozni në sfidën ndaj SKA Kabarovski, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.
Fieraku qëndroi në fushë përgjatë 64 minutave, teksa më pas i la vendin Ravanelit.

Minuta pati edhe për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 60 në vend të Sadaev.

Akhmat ishte duke e fituar ndeshje deri në minutën e 88 kur Hristov barazoi shifrat duke i mohuar fitoren miqve. Për sa i përket sulmuesit tjetër shqiptar, Bekim Balaj, ai vuan nga një dëmtim në gju dhe nuk ishte i gatshëm në ndeshjen e sotme.

Skuadra ruse e Akhmatit momentalisht ndodhet në vendin e 8, ku ka grumbulluar 14 pikë në 10 takime. Ndeshjen e radhës do ta luajnë në shtëpi ndaj Rubin Kazanit./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: