TIRANE – Megjithëse u bënë disa vite që përfliten se po jetojnë një histori dashurie, Rovena dhe Eltioni nuk kanë thënë asnjëherë publikisht “Po, jemi bashkë” dhe as nuk kanë ndër mend ta bëjnë këtë derisa ta gjykojnë vetë.
Çifti, prej vitesh, që nga sezoni i fundit i DËS, janë jo vetëm miq shumë të mirë, por edhe bashkëpunëtorë në disa aktivitete e shfaqje artistike. Megjithatë, për jetën private, nuk janë ende gati për të folur më shumë. Këngëtarja dhe balerini kanë qenë disa herë të ftuar edhe në programe të ndryshme televizive, por sërish i kanë anashkaluar pyetjet për raportin privat duke preferuar të flasin më shumë për projektet artistike të cilat i bashkojnë.
-640-0-5b084c55561ab
Pak ditë më parë, në media u publikua lajmi se çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën, por edhe pas këtij lajmi, nuk kishte asnjë reagim veç heshtjes.
Gjithsesi, këtë pasdite, Rovena dhe Eltioni ishin të ftuar në “Pasdite në Top Channel”, nga ku ndanë me publikun të rejat nga projektet e tyre artistike, emocionet e edicionit të ri të DËS, ku po vazhdojnë të kërcejnë bashkë, si edhe planet që kanë në të ardhmen e afërt.

-640-0-5b084b3c6461a

Por nuk ia kursyen njëri-tjetrit edhe ndonjë kritikë. Si miq të mirë, por edhe si bashkëpunëtorë, Rovena dhe Eltioni ndajnë një pjesë të mirë të ditës bashkë.
Të gjitha këto angazhime të përbashkëta, rrëfen Rovena, janë bërë të zakonshme për ta, kështu që kanë filluar edhe të zbulojnë veset e njëri-tjetrit. Pyetjes se cila është ajo gjë që e acaron më shumë tek Eltioni, Rovena i përgjigjet menjëherë: “Ka filluar të flasë ca si shumë…” – thotë me të qeshur dhe pas pyetjes tjetër të Julit “A grindeni shpesh?”, ajo përgjgjiet shpejt dhe pa u menduar: “Jo grindemi, ai grindet…”

“Te Rovena, gjëja më e vogël më bën, ndoshta jo nervoz, por më vë në pikëpyetje pse nuk e bëri mirë, nuk ia kam shpjeguar unë mirë?”
Ajo nuk është profesioniste dhe ai “pretendon” që e merr parasysh edhe këtë pjesë, por prapëseprapë nuk e toleron: “Mos harroni se e ka kaluar një sezon 12-javësh, tani është në javën e 23-të, kështu që prandaj nuk ia fal…” – vazhdon Eltioni i vendosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb