Pas martesës me Harry profili i Meghan Markle bëhet edhe me social. Dukesha e re e Sussex, në fakt ka hyrë me të drejta të plota edhe ne foto-profilin dhe në informacionet e adresës Twitter të Kesington Palace, faqja zyrtare ku twittohen të gjithë aktivitetet e William dhe Harry dhe të bashkëshorteve të tyre.

Fotoja më e re e profilit, e përditësuar së fundmi, tregon dy çiftet e reja mbretërore në impenjimin e tyre të parë zyrtar, të bërë në shkurt, ku shfaqen në një aktivitet dhe të katërt u pagëzuar me pseudonimin ‘Fab Four.

Deri në ditën e ‘Po’ në foton e profilit në rrjetin social kanë qenë vetëm ata të tre William, Kate dhe Harry, që shfaqeshin në një foto të realizuar me veshje sportive në një aktivitet bamirësie të vitit 2016.

Meghan menjëherë pas fejesës zyrtare kishte mbyllur profilin e saj Instagram, duke hequr dorë nga popullariteti i madh online që kishte falë serive televizive ku ishte protagoniste.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3088135_0_image

C_2_fotogallery_3088135_1_image (1)

Etiketa: