Orët e fundit të përgatitjeve, provat gjeneralë dhe më në fund Meghan Markle mund ti thotë ‘Po’ princit Harry të Anglisë, në atë që quhet si martesa e shekullit. Do të jetë princi Carlo që do të shoqërojë Meghan në altar, në kishën e St George në kështjellën e Windsor. Në dasmë do të marrë pjesë edhe princi Filippo, 96 vjeç, bashkëshort i Mbretëreshës Elisabetta.

Kensington Palace specifikon se ishte çifti që i kërkoi Carlo për të shoqëruar aktoren në altar dhe se Princi i Uellsit pranoi ‘i lumtur”. Carlo kështu mori përsipër të shoqërojë Meghan në vend të babait të saj, Thomas Markle, i cili hoqi dorë për shkak të problemeve shëndetësore.

Nëna e Meghan, Doria, takoi Carlo dhe Camilla, pastaj Mbretëreshën

Nëna e Meghan Markles, Doria Ragland, 61 vjeç, u njoh me princin Charles dhe Camilla, si dhe Uilliam, Kate dhe tre fëmijët e tyre. Ajo kaloi një pasdite shumë të “gëzuar” me familjen mbretërore, sipas burimeve mbretërore.

Sidoqoftë, takimi më i pritur është ai me Mbretëreshën Elisabetta. Të dyja do të pinë një çaj së bashku në Kështjellën Windsor dhe me to do të jenë edhe Harry dhe Meghan.

Meghan dhe Harry, orët e fundit si beqarë

Markle dhe nëna e saj, së bashku me një grup miqsh të saj më të afërt, stilistin dhe parukierin, do t’i kalojnë orët para dasmës së saj në Cliveden House Hotel. Harry, siç e do tradita, do të përshëndesë gruan e tij të ardhshme dhe do të shkojë me Princin Uilliam në Coworth Park, një shtëpi fshati me pesë yje, dy hapa larg Windsor Castle, që mes të tjerash ka shërbyer si sfond për puthjen e parë publike me Meghan.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: