Pas njoftimit për ndërhyrje kirurgjikale për zmadhimin e gjoksit, prezantuesja simpatike, Roza Lati ka qenë e kujdesshme duke mbuluar atë me dekolte. Por duket se mbulimi i gjoksit qënë përkohësisht, pasi tashmë vajza e aktores Rita Lati kishte veshur një kanatjere të zezë që ia tregonte shumë bukur gjoksin e ri. Ajo që bie më shumë në sy është se prezantuesja, ndonëse me ndërhyrje, ka zgjedhur një gjoks të vogël.

“Të shtunën operova gjoksin dhe dola me sukses. Kirurgu që më operoi është kunati i “Guçi”-t, shumë i mirë. Kur ishim për konsultë, Rita i tha që të ma bëjë gjoksin 3-shi. Ata iu përgjigjën se “nuk ia bëjmë dot se e ka kraharorin e imët, do ia bëjmë 2-sh po të madh”- është shprehur disa ditë më parë Roza Lati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: