Rrahjet e parregullta të zemrës përbëjnë rrezik më të madh për gratë sesa burrat, tregon një studim i ri, i cili ka përfshirë më shumë se katër milionë pacientë.

Femrat me rrahje të shpejta të zemrës kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të kenë sulme të rrezikshme.

Gratë po ashtu reagojnë më ngadalë ndaj medikamenteve për rrahje të parregullta të zemrës, si dhe diagnostikohen më vonë sesa burrat, thuhet në studimin që ka bërë Universiteti i Oksfordit.
Nëse pulsi i zemrës është vazhdimisht i parregullt, rekomandohet vizita te mjeku. Megjithatë sipas tyre, parregullsitë e ndonjë rasti të vecuar në puls janë të zakonshme dhe joshqetësuese.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: