DIVJAKE- Dhuna ndaj gruas së tij ka çuar në një 35-vjeçar nga Divjaka. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Elton Bita ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me inicialet K.B., 34 vjeçe, në prezencë edhe të fëmijës së tyre të mitur.

Ka qenë gruaja e tij ajo që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa akuzoi bashkëshortin e saj se ushtronte dhunë prej kohësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb