DURRES- Pas më shumë se tre javësh në kërkim nga policia është prangosur i riu që rrahu mjekun brenda spitalit të Durrësit.

Policia njofton se Jurgen Hoxha 23­vjeç është vënë në pranga, në zbatim të vendimit te gjykatës, që caktoi ndaj tij në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.623 datë 13.09.2015 ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”­ sqaron policia.

Hoxha me 22 korrik ka rrahur mjekun e Spitalit Rajonal në Durrës, Anton Ndoj 43­vjeç. Autori i dhunës, kishte mjekuar gjyshin 80­vjeçar te Ndoj dhe iu kërkua të blinte një ilaç jashtë spitalit. Vete mjeku në një interviste për “Panorama” deklaroi se “Nuk ka nga ai lloj ilaçi që i duhej pacientit”, e pas kësaj nisi dhuna.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: